Pages

Subscribe:

Ads 468x60px

Mjekët e rinj kundër armëve kimike në Shqipëri

Mbi 1000 student të Universitetit Mjekësor të Tiranës sot marshuan drejt protestës së organizuar para Parlamentit Shqiptar për të mos pranuar armët kimike të Sirisë për t`i shkatërruar ato në Shqipëri.
Studentët ishin kundër kësaj nisme të ideuar nga Fuqitë e Mëdha që këto armë kimike të shkatërrohen në vendin tonë. 

Protesta zgjati mbi një orë para Pacrlamentit ku kësaj iu bashkangjitën dhe një numër i madh qytetarësh nga shoqëria civile të cilët edhe ata shprehnin pakënaqësitë e tyre ndaj këtij vendimi të Qeverisë Shqiptare.
Kundër armëve kimike të Sirisë po organizohen edhe shumë protesta nëpër vende të ndryshme të Shqipërisë dhe Kosovës.