Pages

Subscribe:

Ads 468x60px

Kualifikohen Reali, Bayerni...

Kanë përfunduar ndeshjet e xhiros së katërt të fazës grupore të grupeve A, B, C dhe D në Ligën e kampionëve. Me të drejtë,  si kryendeshje e kësaj xhiroje është vlerësuar ballafaqimi Juventus-Real Madrid,
...që u zhvillua në Torino. Ballafaqimi i sotëm në Torino, ishte i rëndësishëm sidomos për ekipin italian, i cili në ndeshjet e deritashme  në fazën grupore nuk pati rendiment ,  dhe vetëm fitorja kundër”mbretërve’ mund ta kthente “në lojë” Juventusin”. Prandaj, duke pasur parasysh fuqinë e këtyre dy ekipeve dhe rëndësinë e fitores për Juven, ky ballafaqim ishte veçuar si kryendeshje. Sidoqoftë, sfida në Torino ka përfunduar me rezultatin 2:2 (Vidal (41’) nga penalltia dhe Lorente(65’) për Juven dhe Ronaldo (52’ e Bale 60’) për Realin, duke i pakësuar në minimum gjasët e ekipit italian për t’u kualifikuar më tutje. 

Bayerni kualifikimin në mesin e 16 ekipeve më të mira të Evropës e siguroi duke triumfuar në udhëtim kundër Viktoria Plzen, ndërsa humbje befasuese ka pësuar Gallatasaraj në Danimarkë nga Kopenhaga me rezultat 1:0. Olimpiakos ishe më i mirë se Benfika, të cilën e mposhti me rezultat 1:0, ndërkohë PSG i favorizuar luajti vetëm baraz 1:1 me Anderlehtin. 

Në ballafaqimet e grupit A nuk u shënuan gola. Sfidat Sociedad – Manchester United dhe Shakhtar Donetsk- Bayer leverkuzen u mbyllën baraz 0:0.

Rezultaet:

 Grupi A:
 Real Sociedad      0 - 0     Manchester United
 Shakhtar Donetsk     0 - 0     Bayer Leverkusen

Grupi B : 
 FC København    1 - 0     Galatasaray
 Juventus    2 - 2     Real Madrid

Grupi C: 
Olympiakos    1 - 0     Benfica
Paris Saint Germain    1 - 1     Anderlecht

 Grupi D :
 Manchester City    5 - 2     CSKA Moscow
 Viktoria Plzen    0 - 1     Bayern Munich