Pages

Subscribe:

Ads 468x60px

Izraeli vazhdon demolimin e shtëpive myslimane në Jerusalem

Autoritetet komunale të Jerusalemit kanë demoluar tri shtëpi që i përkasin një familjeje arabe në lagjen Hanina Beit të Kudsit. Rrënimi u bë nën pretendimet se ato ishin ndërtuar pa leje.
" Buldozerët kanë demoluar shtëpitë që na përkasin mua dhe vëllait tim Aiman," tha Afif Kastir për Anadolu Agency.
Ai tha se një kontigjent i madh i policisë, i shoqëruar nga tre buldozerë, kishin mbërritur në vend, dhe filluan rrafshimin e shtëpive të tyre.
"Dimri po vjen, dhe ne nuk kemi ku të shkojmë. Ne jemi dy të pastrehë."
Sikur kjo të mos mjaftonte, autoritetet izraelite i kishin detyruar ata që të paguajnë shpenzimet për rrënim.
" Zyrtarët izraelitë urdhëruan vëllain tim Saleh që ta prishë shtëpinë tonë, ose përndryshe detyrohet të paguaj një gjobë prej 200,000 sikla izraelite (afërsisht 57,000 $)," tha Afif .
Shtëpitë ishin rindërtuar nga familja Kastir pasi Bashkia e Jeruzalemit kishte demoluar shtëpinë dy -katëshe në muajin shkurt.
Rrëzimi i shtëpive të myslimanë është vazhdë e përpjekjeve izraelite për hebrejizimin e Kudsit.
Fushata e rrënimit në qytetin e shenjtë është intensifikuar dukshëm kohët e fundit.
Edhe me rezoluta të OKB-së, Bregu Perëndimor dhe Kudsi konsiderohen territore të okupuara nga Izraeli në vitin 1967.
I vetëshpalluri shtet hebre ka aneksuar qytetin, i cili tani e konsideron si kryeqytet të tij të përjetshëm.
Palestinezët, nga ana e tyre duan Kudsin - shtëpinë e Xhamisë Al- Aksa, si kryeqytet të shtetit të tyre të ardhshëm. /mesazhi/