Pages

Subscribe:

Ads 468x60px

Intelektualët mysliman të Ballkanit formojnë FOCIC-in në Shkup

E shtunja e 3 nëntorit ka mbledhur intelektualet e Ballkanit per te formuar Bordin Këshillëdhënës të Fondacionit Qendra e Civilizimit Islam - FOCIC e cila me qendër do të jetë në Shkup.
Takimi që ishte i pari i këtij Bordi që nga themelimit, ishte pikërisht një moment për t’u takuar dhe diskutuar me intelektualë të vendeve të ndryshme të Ballkanit, por edhe të etnive e religjioneve të ndryshme, për të shkëmbyer ide rreth projekteve të synuara nga FOCIC.
Bordi Këshillëdhënës u formua prej 43 personaliteteve islame që veprojnë në Ballkan dhe më gjerë si nga Maqedonia, Kosova, Shqipëria, Serbia, Bosnje dhe Hercegovina, Austria, Zvicra dhe Turqia. 
Kryetari i Fondacionit “Qendra e Civilizimit Islam”, z. B.Benjamin Idriz, foli për rëndësinë e themelimit të Fondacionit, për historinë e deritanishme të tij, duke theksuar arritjen e madhe historike me kalimin në pronësi të Fondacionit të kompleksit të “Konakut të Vilajetit” në Shkup. “Për ata që objektet i kundrojnë vetëm si mure dhe drurë, kjo është diçka e vogël, por për ata që këtë objekt e shohin në dritën e historisë së tij, kjo është një arritje marramendëse.” tha z.Idriz. 
Gjithashtu ai falënderoi të gjithë ata që kanë kontribuar për punën e deritanishme të FOCIC-it, që nga Emiri i Shtetit të Katarit, Sheiku Hamad bin Khalifa Al-Thani, pastaj ministri i Jashtëm i Tuqisë, z. Ahmet Davutogllu, presidenti i Maqedonisë, z. Gjorge Ivanov, kryetari i Komunës së Çairit, z. Izet Mexhiti, si dhe kryetari i Qytetit të Bursës, z. Rexhep Alltepe. Në fund, fjalën e tij e përmbylli duke thënë se: “Ne jemi plotësisht të vetëdijshëm se shekulli në të cilin jetojmë është një epokë dinamike që hapëron me hapa gjigande. Duke mos dashur të jemi vetëm pjesë e historisë, por edhe pjesëmarrës në të, si dhe duke besuar se në Ballkan megjithatë ka elemente të fjetura që mund ta zgjojnë arsyen e shëndoshë për bashkëpunim, komunikim e bashkëjetesë, e krijuam FOCIC-in, që ta afirmojë këtë vizion dhe të jetë një Ballkan në miniaturë, i cili do të synojë që të prodhojë vlera që mund ta ribëjnë historinë e nënqiellit tonë.”
Pas përfundimit të takimit të gjithë vizituan selinë e Fondacionit dhe objektet e “Konakut të Vilajetit”./vizioninfo/