Pages

Subscribe:

Ads 468x60px

Humb jetën shqiptari nga Bujanoci në burgun e Serbisë

Reshat Bajrami shqiptari nga fshati Tërnoc i komunës së Bujanocit dite me pare eshte arrestuar nga policia serbe per akuzen mbi rastin e aksidentit ne hyrje te fshatit Ternoc te po kesaj komune ku ka humbur jeten nje polic serb i cili ishte ne detyre.
Reshat ishte ishte në paraburgim prej 30 ditësh ne burgun e Vranjes nje qytet ne Jug te Serbise ku edhe te merkuren ka nderruar jete kane deklaruar te afërmit e familjes se të ndjerit.

Reshat Bajrami ishte arrestuar nga policia më 23 tetor, dy ditë pas aksidentit me fatalitet ndaj policit Goran Gjorgjeviq.

Ai ishte arrestuar me dyshimin se ishte bashkudhëtar (pasagjer) në makinën e markës “Audi” e cila shkeli për vdekje pjesëtarin e policisë së stacionit policor në Bujanoc.

Rrethanat e vdekjes së Reshatit janë ende të panjohura zyrtarisht mirepo dyshohet sipas burimeve njoftohet se Reshati eshte maltretuar rende ne burgun e Vranjes. Ne keto rrethana ai ka patur sulm ne zemer dhe rreth ores 03:45 min te mengjesit ai ka nderruar jete ne Spitalin e Vranjes. Ne anen tjeter pritet te dalin dhe rezultatet finale per ngjarjen.
Nderkohe politikanet shqiptar ne Lugine te Presheves kane reaguar ashper mbi rastin duke aluduar se kjo vdekje le shume hapesire per dyshime duke marre si shkas maltretimet qe kane pesuar shqiptaret ne keto burgje. Ata kerkojne me kembengulje qe te zbardhet rasti nga autoritetet pergjegjese./vizioninfo/