Pages

Subscribe:

Ads 468x60px

Gyl: Erdogan nuk është rivali im, por bashkudhëtari im

Presidenti turk Abdullah Gyl, ka theksuar dhe një herë se kryeministri Erdogan nuk është rivali i tij, por një bashkëudhëtar me të cilin ka themeluar partinë për Drejtësi dhe Zhvillim, duke ia nisur gjithçka nga zeroja.

Gjatë intervistës së tij të dhënë për The Guardian, Gyl u shpreh se është akoma herët për t’iu përgjigjur të gjitha pyetjeve rreth mundësisë së kandidimit të Erdogan për president, duke shtuar se aktualisht të gjitha tezat po diskutohen.
Gyl thksoi dhe një herë se Erdogan është miku i tij dhe jo rivali, duke shtuar:”Bashkë me Erdogan kemi themeluar partinë për Drejtësi dhe Zhvillim. Të dy bashkë kemi ardhur në pushtet dhe e ndryshuam Turqinë për më mirë. Prandaj, ai është miku im me të cilin kemi punuar dorë për dore përgjatë këtyre viteve. Kemi korrur shumë suksese në favor të popullit tonë, por na presin edhe shumë punë të rënda dhe sfida, për lumturinë e qytetarëve tanë.” /ardhmeriaonline/