Armët kimike të Sirisë mund të shkatërrohen në Kosovë.Kështu shkruan e përditshmja kosovare, Expres, e cila duke cituar burime konfidenciale thotë se pas refuzimit që do ti bëjë Shqipëria kërkesës së Shteteve të Bashkuara, opsioni i dytë është Kosova.
Në një tekst me titullin “Armët kimike në drejtim të Goleshit dhe Trepçës në Kosovë?”, ky portal thotë se si opsion i dytë, në rast se Shqipëria refuzon shkatërrimin e armëve kimike të Sirisë, mbetet si mundësi Republika e Kosovës.
Ka pasur diskutime të kësaj natyre edhe në vendet e NATOsë. Ekziston dy mundësi, që ato armë kimike për momentin të depozitohen në strehimorët e aeroplanëve ushtarak nën malin e Goleshit, ose si mundësi e dytë shkatërrimi i tërësishëm i tyre në furrat e shkritores së Trepës, thonë burimet. Sipas të njëjtave burime Qeveria e Kosovës nuk e ka përjashtuar tërësisht ketë opsion, por ka përmendur investime në fushën e mbrojtjes së ambientit, si kompensim për ketë shërbim që po i bëhet në zgjidhjen e e këtij ngërçi ndërkombëtar”.
Arsyeja përse është gjetur Kosova në këtë kombinim, gjithnjë sipas këtyre burimeve, thuhet janë raportet e mira që Qeveria e Kosovës ka me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.



