Pages

Subscribe:

Ads 468x60px

Ebu Kasimi, babai i Kirurgjisë

Ebu Kasim (Abulcasis) ishte një mjek arab që jetonte në Andaluzinë e atëhershme të Spanjës. Ai njihet si Baba i Kirurgjise i cili shkroi librin Kitab el-Tasrif (1000). Enciklopedi me 30 vëllime mjekësore, e cila u mësua nga Shkollat Mjekësore Muslimane dhe në ato Evropiane deri në shekullin e XVII.

Ai zbuloi një numër të madh të Instrumenteve kirurgjikale për operime, duke përfshirë instrumentet e para unike për egzaminimin e gruas, egzaminimin e brendshëm të uretres, vendosjen dhe largimin e trupave të huaj nga fyti, egzaminimin e veshit etj.
Gjithashtu ai bëri për herë të parë dhe përdorimin kirurgjikal të perit të katgutit dhe gërshërëve, ligaturës, gjilpërës kirurgjike, bisturit, kiretës, retraktorit, sfungjerit kirurgjik, zërit, grepit kirurgjik, shufrës kirurgjike, spekulumit dhe suvës.
Ai ishte i pari që ka pershkruajtur Shtatezaninë Ektopike (apo jashte vendit te duhur) në vitin 963. Si dhe ishte i pari që identifikoi natyrën trashëguese të sëmundjes së Hemofilisë./vizioninfo/