Pages

Subscribe:

Ads 468x60px

DnV: Deri në ora 13:00 votuan 10 % të votuesve

Koalicioni i OJQ-ve, “Demokracia në Veprim” po vazhdon të monitorojë procesin e rivotimit në Mitrovicën e Veriut. Sipas vëzhguesve të Demokracisë në Veprim, deri në orën 13:00 kanë votuar, rreth 10 % të votuesve. 

Mbarëvajtja e procesit të votimit:

Sipas vëzhguesve të DnV-së është raportuar se në krahasim me procesin e votimit të mbajtur me 3 nëntor, pjesëmarrja e qytetarëve është më e madhe ku shihen grupe të qytetarëve duke pritur në radhë për votim në të tri qendrat e votimit. Po ashtu vëzhguesit e DnV-së kanë raportuar raste të pjesëmarrjes së qytetarëve në votime në mënyrë të organizuar (grupe të punëtorëve).

Parregullsitë e evidentuara:

Prezenca e materialeve propaganduese - Janë evidentuar disa raste të prezencës së materialit propagandues të subjekteve politike afër qendrave të votimit. 

Raste të votimeve familjare – Në shumicën e vendvotimeve, janë raportuar raste të votimeve familjare. 

Probleme me listat e votuesve – Gjithashtu në shumicën e vendvotimeve janë identifikuar shumë raste, ku votuesit nuk kanë arritur t’i gjejnë emrat e tyre në listën e votuesve dhe të njëjtit janë detyruar të votojnë me kusht. 
DnV edhe më tutje i bënë thirrje qytetarëve të Kosovës që të dalin në zgjedhje për të shfrytëzuar të drejtën e tyre kushtetuese./kosovasot/