Diamanti portokalli shitet në ankand 23,57 milionë euro. Ai është cilësuar si më i madhi në botë, duke ia kaluar dhe diamantit rozë që u shit pak kohë më parë. Guri i rrallë i çmuar 15 karatësh, i cili u gjet në Afrikën e Jugut u ble nga një burr, identiteti i të cilit nuk dihet.



