Pages

Subscribe:

Ads 468x60px

Deputetët mashtrues

Më shumë se 170 mijë euro i kanë harxhuar për një vit 75 deputetë të Kuvendit të Kosovës në emër të shpenzimeve të udhëtimit, me arsyetimin se gjatë seancave plenare udhëtojnë dhjetëra kilometra në ditë, nga qendra të ndryshme për në Prishtinë.

Megjithatë, shumë nga këta ligjvënës jetojnë në Prishtinë, ku posedojnë banesa apo shtëpi, me ç’rast edhe fëmijët i kanë të regjistruar në institucione shkollore në kryeqytet dhe në këtë mënyrë mashtrojnë institucionin e Parlamentit se kinse udhëtojnë deri mbi 100 kilometra, në dy drejtime.

Brenda vitit për shpenzime të udhëtimit ligjvënësit marrin mesatarisht rreth 4000 euro, apo më shumë se 300 euro për çdo muaj.

Çështja e shpenzimeve të udhëtimit të deputetëve është e rregulluar me vendim të Kuvendit të Kosovës, i cili parasheh decidivisht kompensim për shpenzimet e udhëtimit për pjesëmarrje të deputeteve në punimet e seancave plenare dhe në komisione nga 10 euro deri në 30 kilometra, kurse nga 20 euro deri në 60 kilometra dhe 30 euro më shumë se 60 kilometra.
Në emër të kësaj rregulloreje, deputetët kanë përfituar mijëra euro në vit, ndonëse realisht banesat, apo shtëpitë i kanë në Prishtinë.