Santi Cazorla ka pranuar se ardhja e Ozilit në Arsenali ishte një befasi “magjike” pasi që lojtari vendosi ta lërë Real Madridin për Arsenalin.
Topxhinjtë që deri atëherë njiheshin për kursime, vendosën që ta thyejnë rekordin dhe të paguajnë 50 milion euro për të nënshkruar me gjermanin në ditën e fundit të afatit kalimtar – por Cazorla thotë se paratë janë shpenzuar me mend.
“Ai ka sjell tek ne diçka ndryshe, sepse ai është i tëri talent dhe ka diçka magjike”, tha spanjolli për El Pais. “Duket se ai nuk është aty por pas një kohe ai e ndryshon tërë lojen me një kontroll apo me një pasim. Ishte një befasi për ne kur ai erdhi në Arsenal, sepse nuk prisnim që ai ta lërë Real Madridin dhe ta zgjedh skuadrën tonë. Për ne ai ishte një dhuratë”.
Me Arsenalin që për momentin është në krye të tabelës së Premier Ligës, Cazorla beson se loja si skuadër është përmirsuar nga sezoni i kaluar.
“Ne jemi më të pjekur”, tha 28 vjeçari i kënaqur. “Është mirë ta shohni vetën në krye të tabelës dhe kjo na jep fuqi dhe besim që të përfundojmë në atë pozitë”, tha Cazorla.



