Në sallën e madhe të Meshihatit, Kuvendi i Bashkësisë Islame në Serbi ka zhvilluar një seancë solemne me rastin e 20 vjetorit të themelimit të meshihatit të Sanxhakut.
Kuvendi i Meshihatit të Bashkësisë Islame në Sërbi, emëroi me një mandat katër vjecar, myftiun e Sanxhakut, Luginës së Preshevës dhe Novi Sad – Beograd. Për myfti të Sanxhakut u riemrua Muamar ef. Zukorliq, myftiu i Preshevës u zgjodh Fikret ef. Limani njëherit edhe kryetar i Këshillit të Bashkësisë Islame të Preshevës në kuadër të Bashkësisë Islame të Kosovës dhe myftiu i Beogradit dhe Novi Sad Mevlud ef . Dudiç.
Këshillat e Bashkësisë Islame nga Presheva dhe Bujanoci të cilët veprojnë në kuadër të Bashkësisë Islame të Kosovës, me myftiun mr.Naim Tërnavën, janë në përbërje të Meshihatit të Bashkësisë Islame në Sërbi që nga viti 2006,
ku Meshihatin e Preshevës e ka kryesuar si myfti Mumin ef. Tahiri nga Presheva, i cili me lojalitetin e Fikret ef.Limanit është dal nga loja dhe tash ka mbet pa asnjë post në Këshillat e Bashkësive Islame.
Në Sërbi ekzistojnë tri Bashkësi Islame të regjistruara në Ministri të fesë, Bashkësia Islame për Preshevë Bujanoc dhe Medvegje e cila është themeluar në vitin 2003, Meshihati i Bashkësisë Islame në Sërbi, i cili është themeluar nga Zurkoliqi në vitin 2006, si dhe Rijaseti i Bashkësisë Islame në Serbi në krye me Adem Zilkiq, që është themeluar në 2008. Bashkësia Islame e Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit sot nuk gëzon përkrahjen e gjithë imamëve në Luginë për shkak të interesave parciale dhe individuale dhe në këtë mënyrë interesat kolektive dhe shoqërore po shkilen nga individ të caktuar si rasti në fjalë. Për shkak të mos kyqjes së gjithë hoxhollarëve në BIPBM, myftiu i Kosovës mr.Naim Tërnava vitin e kaluar inicoi një grup punues për themelimin e një Bashkësie Islame të Luginës së Preshevës ku në këtë mbledhje të gjithë ranë dakord për unifikim. Por si duket që nga ajo kohë e deri më sot nuk është bë një gjë e tillë. Arsyet pse nuk eshte themelu, po identifikohen me rastet individuale sikur Fikret efendija me "jaranat" e tij.



