Pages

Subscribe:

Ads 468x60px

Basha: Populli detyroi Ramën të refuzojë armët kimike

Një veprim krejtësisht të imponuar nga revolta e qytetarëve shqiptarë. Kështu e ka vlerësuar lideri i opozitës, Lulzim Basha, refuzimin e armëve kimike të Sirisë nga Kryeministri Rama. Basha tha se opozita ndihet pjesë e gëzimit mbarëpopullor, ndërsa kujtoi se opozita bëri detyrën e saj në shërbim të qytetarëve me dorëzimin e kërkesës për referendum.
“Pak minuta më përpara gjithë populli shqiptar i dha fund alarmit duke detyruar Edi Ramën për bashkimin e jo-së së mekur të tij me jo-në e madhe të popullit kundër ardhjes së armëve kimike në vend. PD dhe mbarë opozita shqiptare ndihen pjesë e gëzimit të ligjshëm mbarëpopullor, sepse ishte pa asnjë ekuivok në krahun e qytetarëve dhe bëri detyrën e saj për të demaskuar gënjeshtrën flagrante dhe mashtrimet e Kryeministrit, duke dorëzuar kërkesën për referendum popullor. Si qytetar u shpreh mirënjohjen të gjithë të rinjve dhe të rejave, qytetarëve shqiptarë që u bënë barrikadë për Kryeministrin në paligjshmërinë e tij”, tha ai, transmeton Albeu. Basha akuzoi kryeministrin Rama se tentoi të luante me shqiptarët për interesa të ngushta personale. Kreu i PD-së theksoi se Rama nuk u konsultua më askënd, nuk bëri transparencë me askënd, pasi kërkonte të fitonte kapital politik me armët kimike, të cilin po e humb me shpejtësi në Shqipëri. “Një problem u zgjidh, një tjetër ka dalë, ai është kryeministri, Edi Rama. Ai u ofrua jo si Kryeministër për shkatërrimin e armëve kimike, por si hileqar, çifligar, për interesa të ngushta meskine. Nëse do ishte treguar ndryshe do ishte treguar serioz me aleatët, duhet të ishte konsultuar me Presidetin, Kuvendin, aleatët e tij pa qenë nevoja ta fuste në siklet aleatin tonë me garancitë e tij arbitrare. E mbajti për vete për ta kapitalizuar për vete, e gënjeu mendja për shumë gjëra. Rama gënjeu publikun se armët kimike ishin çështje e NATO-s, ai mbeti i vetëm në rrethin e gënjeshtrave të tij, i pabesueshëm për publikun shqiptar dhe aleatët. Sot në vend se tu kërkojë ndjesë qytetarëve dhe aletatit tonë më të madh, ka kurajon të merret me sulmet ndaj opozitës”, theksoi Basha.