Pages

Subscribe:

Ads 468x60px

Zoti ju marroftë nëse s’e votoni LDK

“Zoti ju marroftë nëse s’e votoni LDK”, ka qenë këto fjalët e kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe njëherit, kandidat për kryetar të Prishtinës, Isa Mustafa gjatë një tubimi të sotëm me aktivistë të Degës së V-të të këtij subjekti, i cili është mbajtur sot në fshatin Llukar.

Mustafa u ka thënë banorëve të Gollakut se nuk i vjen aspak marre të kërkojë votën nga kjo anë meqë, sipas tij, nuk ka lënë rrugë pa shtruar në fshatrat e Gollakut. Ai ka thënë se LDK meriton fitore në këtë pjesë meqë gjatë mandatit katërvjeçar, ka shtruar rrugë, ka ndërtuar shkolla të reja, terrene sportive, investime këto që, sipas tij, ka bërë që një pjesë e konsiderueshme e banorëve të kthehen në shtëpitë dhe pronat e tyre. /kosovapress/