Nokia pritet të prezantojë sot në Abu Dhabi modelin e saj Lumia 1320". Evleaks publikon fotot edhe një përshkrim të parametrave të pajisjes. Lumia 1320" i cili njihet me emrin e koduar Batman pritet të ketë një ekran 6 inç ndërsa pajisja do të ketë rezolucion 1080p".
Smartphoni është dizajnuar si modeli më cilësor përsa i përket linjës së Lumia-ve ekonomike pasi përveç se do të ketë kameran e pasme 5 megapiksel, do të jetë e pajisur edhe me një kamera të dytë, transmeton Albeu. Përveç Lumia 1320", Nokia pritet të prezantojë edhe smartfonin Lumia 1520 (6 inç, 1080p) si dhe tabletin e parë me sistem Windows Lumia 2520.



