Për titullin e katërt rresht në Formula 1, Sebastian Vettel ka marrë një shpërblim ekstra nga skuadra e tij Red Bull. Gjiganti nga Austria ka ndarë plotë 5 milionë euro për 26 vjeçarin, i cili ka dominuar totalisht në katër edicionet e fundit të garave më atraktive të shpejtësisë.
Edhe pse deri në fund të këtij kampionati janë edhe tri gara për tu zhvilluar, Red Bull i ka shpërblyer të gjithë ata që kanë kontribuar në këtë projekt, duke shpenzuar 12 milionë euro.
Bëhet fjalë për 650 punëtorë, të cilët kanë marrë premi nga 12 mijë euro, prej pastruesit e deri te sigurimi. “Ky nuk është sukses vetëm i pilotëve, por i tërë skuadrës, të gjithëve që punojnë profesionalisht në punën e tyre”, ka thënë Vettel, i cili me këtë triumf ka hyrë në mesin e legjendave të Formula 1.



