Edhe pse gjethet na bëjnë me dije se ndodhemi në stinën e vjeshtës, temperaturat e ditëve të fundit lënë përshtypjen e ditëve të verës.
Mot i nxehtë dhe me diell temperatura deri në 29 gradë celsius ishin karakteristikë e këtyre ditëve. Mot me temperature të larta mbizotëroi edhe sot. Shumë nxehtë, si pranverë.
Por mjekët thonë se temperaturat jo të zakonta, nuk janë janë shkas për rritjen e numrit të pacientëve për shkak të virozëve ku më të prekur janë njerëzit me sëmundjet kronike dhe kardiovaskulare.
“Infeksionet e organeve të frymëmarrjes, ndezja e hunëve, rrufa , teshtitje, ndezje të fytit paraqitja e pezmatimit të bajameve e tërë kjo mund të na çoj deri tek një komplikim apo infeksion që ka pasoja ndezje të veshit, sinuseve ku për të mos u komplikuar situate duhet ndihma e mjekut”, shprehet mjeku Sedat Lumani.
Viteve të fundit ndërrimi i stinëve nuk bëhet në formën klasike, si më parë por kemi stinë të stërvonuara apo të katër stinët i ndjejmë në një ditë. /tvm2/



