Pages

Subscribe:

Ads 468x60px

Turp! Femrat shqiptare shiten si bagëti në Serbi

Edhe një herë del në pah turpi që po iu ndodhë shqiptarëve nga mafia shqiptare që bashkëpunon me atë serbe. Së fundmi portali alb-server ka postuar disa foto të femrave shqiptare të cilat bartin bluza me flamuj të Shqipërisë dhe Serbisë. Femrat në fjalë, gjithmonë sipas këtij portali, janë dërguar në Serbi në një “panair femrash” të cilin e vizitojnë serbët që kanë mbetur pa martuar.

Ato që i përzgjedhin më të bukurat dhe pastaj i martojnë me dhëndurët e destinuar!
Deri më tani disa herë është folur për këtë fenomen, por askush nga autoritetet shqiptare nuk ka ndërmarrë masa për ta parandaluar shitjen e femrave shqiptare si bagëti në Serbi dhe në viset e shkreta të Maqedonisë. 
Dhe, teksa shqiptarët shprehin mllefin, mediat serbe dhe ato maqedonase, shpesh i inkurajojnë të rinjtë serbë dhe maqedonas të marrin nuse shqiptare, nën arsyetimin se ato lindin fëmijë të shëndoshë. /SHENJA/