Pages

Subscribe:

Ads 468x60px

Sa ndotet ajri në Evropë

Ndotja e ajrit në Evropë mbetet një problem shumë serioz. Sipas vlerësimeve të ekspertëve në Evropë ka edhe më tej sasi të mëdha të grimcave të dëmshme në ajër. A mund të përmirësohet kualiteti i ajrit në BE? Ndotja e ajrit është problemi më i madh i ruajtjes së mjedisit në Evropë. Të paktën kur llogaritet edhe lirimi i gazit të rrezikshëm (CO2), thotë Jens Hilgenberg nga Shoqata për Mjedisin dhe Mbrojtjen e Natyrës në Gjermani (BUND). "Ky gaz është problemi më i madh i mjedisit në gjithë botën. Fakti që kualiteti i ajrit shkakton edhe më tej shqetësime të mëdha në Evropë, shihet edhe në raportin e botuar nga Agjencia Evropiane për Mjedisin", pohon ai. Sipas të dhënave të kësaj Agjencie 90 % e banorëve të qyteteve në BE përballen me lëndë, të cilat cilësohen si të dëmshme prej Organizatës Botërore të Shëndetësisë (WHO). Jens Hilgenberg shpjegon për DW se në këto lëndë ka diosid karboni dhe gazra e pluhura të dëmshme.

Në vitet e kaluara janë ndërmarrë disa masa për pastrimin e ajrit, thuhet në vlerësimin e Agjencisë. Disa lloje të pluhurave në ajër janë zvogëluar deri në 15 %. "Problemi është", shpjegon Hilgenberg, "që ndotja është ende prezente, por ne nuk i shohim këto grimca." Me filterë të montuar prej disa vitesh në veturat dizel janë pastruar gazrat nga grimcat më të mëdha, por grimcat e vogla, që mund të shihen vetëm me mikroskop, edhe më tutje lirohen në ajër. "Këto grimca mund të futen përmes enëve të gjakut deri në tru dhe mund të shkaktojnë edhe sëmundje", shpjegon Heiko Balsmeyer nga Klubi Ekologjik për Trafik.

Gjermania ka probleme me trafikun, Danimarka me djegien e drurit
Klubi për Trafik së bashku me BUND dhe organizata të tjera për ruajtjen e mjedisit angazhohet për përmirësimin e kualitetit të ajrit. Ato kanë themeluar një projekt me emrin Clean Air. "Ne duam që njerëzit në qytete të përdorin më shumë trafikun urban dhe biçikletat", thotë Balsmeyer, i cili mendon se BE-ja duhet të kujdeset më shumë për këto masa. "Masat e ndërmarra nga BE-ja nuk mjaftojnë. Neve nga duhen rregulla më të mira."
Jens Hilgenberg nga BUND mendon se fajin e ka Parlamenti Evropian. "Rregullat e BE-së janë të mira. Por vendet anëtare nuk po i zbatojnë si duhet". Vendet anëtare të BE-së nuk kanë kritere të ngjashme për rëndësinë e problemeve. "Në Poloni ajri ndotet nga industria e thëngjillit, në Danimarktë nga ngrohja me dru, ndërsa në Gjermani nga trafiku". Në krahasim me shumë vende të tjera Gjermania megjithatë ka shumë përparësi. "Një shembull pozitiv janë edhe zonat për ruajtjen e mjedisit", thotë Hilgenberg. Në këto zona, të cilat ekzistojnë në shumë qytete të Gjermanisë, mund të qarkullojnë vetëm automjetet, që lirojnë pak gazra. "Berlini është në vendin e parë në Evropë, për në projektin për "Mjedisi pa grimca të zeza". Parashikohet që në të ardhmen të denohen ata që nuk i respektojnë rregullat e këtyre zonave dhe kjo mund të sjellë zbatimin më të denjë të këtyre normave.
Afrika dhe Azia nuk mund të krahasohen
Ambientalistët në Evropë mendojnë se duhët vënë një regjim edhe më të ashpër kontrolli të automjeteve të cilat nuk marrin pjesë të drejtëpërdrejtë në trafik. Si për shembull, maiknat e ndërtimtarisë, anijet, bagerë apo makina të tjera, të cilat e ndotin dukshëm ajrin. "Shpresojmë se BE-ja do t'i ashpërsojë rregullat". Aktualisht po punohet në ridefinimin e rregullave të cilat do të bëhen publike në nëntor. Me këto rregulla do të caktohet edhe kufiri më i lartë i lëndëve që mund të lirohen në ajër. Ekspertët thonë se ka nevojë për "ashpërsimin e rregullave më qëllim mbrojtjen e popullit".
Megjithë problemet me ndotjen, Evropa qëndron në krahasim me kontintentet e tjera mirë. Lirimi i gazrave të dëmshme në qytetet e mëdha në Afrikë dhe Azi është shumë më i lartë. "Kjo është e vërtetë vetëm pjesërisht", pohon eksperti nga BUNT Hilgenberg. "Kur e shikon masën e grimcave që lirohet në ajër, në Evropë ajo është metë vërtetë më e ulët. Por masa e përgjithshme e grimcave në ajër është vetëm pak më e ulët se në kontinentet e tjera. Nga ajri në Evropë pastrohet vetëm grimcat e mëdha, ndërsa ato të voglat mbeten edhe më tej. BE-ja ka pra edhe shumë punë për të bërë, deri në përmirësimin e dukshëm të kualitetit të ajrit. Tepër kohë nuk ka, sepse pasojat janë shumë të rënda. Në vitin 2000 si pasojë e dëmtimeve në ozon ka rënë prodhimi i drithrave për 27 milionë tonelata./DW