Pages

Subscribe:

Ads 468x60px

Robben i joshur nga PSG-ja

Arjen Robben ka pranuar se është i joshur nga interesimi i Paris Saint-Germainit për të, por ka insistuar se ai është i lumtur me jetën në Bayern Munich.Lajmet e fundit nga Franca kanë bërë të ditur se PSG-ja është duke menduar një transferim të reprezentuesit holandez që në afatin kalimtar të janarit, por Robben e ka bërë të qartë se ai nuk është duke menduar largimin nga Bayerni.


“Është një nder kur ekipet e mëdha [si PSG-ja] tregojnë interesim për ju”, ka thënë Robben për “Bildin”.  “Por të gjithë e dinë se unë jam i kënaqur me Bayernin këto momente”, ka shtuar ai.

“Nuk di për spekulimet por unë gjithmonë mendoj për futbollin”.