Pages

Subscribe:

Ads 468x60px

Rizgjidhet Naim Tërrnava Myfti i Kosovës


Naim Tërrnava është rizgjedhur Myfti i Bashkësisë Islame të Kosovës, duke e marrë kështu mandatin e tretë në këtë pozitë. Tërrnava është rizgjedhur edhe për një mandat 5 vjeçar. Si kunder kandidat per Myfti te Republikes se Kosoves ishte anetari tjeter i Kryesise se Bashkesise Islame te Kosoves z.Ahmet Sadriu.  

Drejtimin e mbledhjes e ka kryesuar kryetari i ri i Kuvendit te BIK-ut mr.Ajni ef. Sinani. 60 anetaret e Kryesise se BIK-ut e kane votuar ku perqindja me e madhe e votave e ka rizgjedhur Terrnaven edhe per nje mandat ne krye te BIK-ut. Terrnava eshte nje figure eminente ku ai me gjithe bashkepuntoret e tij i sfidonte ngjarjet me te medha qe kalonte Kosova ne vitet me te veshtira te saj.
Roli i Terrnaves ka qene dhe eshte nje merite e madhe e Republikes perkunder zerave qe jane deklaruar kunder emerimit te tij. Perkunder sfidave ne te cilat kalon BIK-u, me gjithe anetaret dhe problemet qe i jane paraqit, Terrnava e ka nje rruge te gjate per t`i zgjidhur ato dhe jo per t`i tejkaluar.
Gjithashtu nje problematike me te cilen duhet te perkushtohet me shume Terrnava eshte dhe problemi i institucioneve te Bashkesise Islame ne Lugine te Presheves ku ai vet eshte zotuar se do te jete ne perkrahja te themelimit te nje Bashkesie Islame vendore ne Lugine per arsye te mos dominimit te rrymave tjera ne kete treve dhe sfidat qe paraqiten nga Beogradi zyrtar me perfaqesuesit e Bashkesise Islame ne Serbi. /vizioninfo/