Pages

Subscribe:

Ads 468x60px

Pesë gjërat që dermatologu nuk ua ka treguar

A e dini se të ngrënit e çokolatës është shkak për paraqitjen e akneve? Mendoni se puçrrat në fytyrë duhet ‘të thahet’ që të largohen më shpejt? Të shohim çfarë mendojnë ekspertët dhe sa ka të vërteta dhe sa huti në mes të disa prej thënieve më të shpërndara.



Çokolata nuk mund të jetë shkaktar i akneve, por qumështi po!
Ka shumë pak studime të cilat e hulumtojnë lidhjen e ushqimit që hamë dhe paraqitjes së akneve. Megjithatë, është shumë i shpërndarë mendimi se ushqimet yndyrore, si çokolata, picat si edhe ushqimi i fërguar, disi mund të çojnë deri tek yndyrëzimi i poreve, që rezulton me paraqitjen e akneve në lëkurën e fytyrës.
Rreth kësaj nuk ka dëshmi shkencore. Disa studime më të reja, kanë treguar lidhjen në mes të produkteve të qumështit dhe paraqitjes së akneve. Tek to ka disa përbërës të cilët mund të stimulojnë gjëndrat në atë mënyrë që të vijë deri tek paraqitja e akneve. Andaj, për njerëzit të cilët kanë problem me aknet, ekspertët preferojnë zvogëlim (por jo heqje dorë) nga produktet e qumështit.

Antiperspirantët kanë efekt më të mirë nëse i përdorni natën!
Bëni pjesë në grupin e njerëzve që kanë problem me djersitjen? Shumë persona ankohen se si disa antiperspirantë (produkte kundër djersitjes) nuk veprojnë shumë mirë. Ja disa këshilla: përdorni ato në mbrëmje, para gjumit. Sigurisht, mund t’i aplikoni edhe në mëngjes sërish, kur të fillon dita e punës. Efekti i përgjithshëm do të jetë më i mirë.

Losioni kundër akneve duhet të aplikohet në gjithë lëkurën e fytyrës dhe jo vetëm në puçrra!
Shumica e njerëzve i vendosin losionet dhe kremrat kundër puçrrave vetëm në vendet problematike, në puçrrat që sapo janë paraqitur. Dermatologët shpesh harrojnë të na thonë edhe këtë: shumica e preparateve shëruese kundër akneve dhe puçrrave është e paraparë që të mbulojë tërë hapësirën e fytyrës, dhe jo vetëm të na zbusë dhe largojë puçrrat që tashmë janë paraqitur, por edhe të parandalojë paraqitjen e të rejave. Këto losione janë më efektive në bakteret të cilët shkaktojnë aknet, andaj kryesisht veprojnë në mënyrë parandaluese.

Plagët e mbuluara (gërvishtjet, djegiet) shërohen më shpejt se sa kur janë të pambrojtura!
Që të gjithë, së pari i mbrojnë plagët me anë të fashave ngjitëse, ndërsa pas disa ditësh fasha largohet, me qëllim që lëkura ‘të marrë frymë’. Hulumtimet kanë treguar se plaga shërohet më shpejt në një hapësirë të lagësht. Andaj, plagët duhet t’i trajtojmë me ndonjë yndyrë të duhur dhe ta mbulojmë me fashë ose me fashë lidhëse derisa të mos shërohet.
Vitamina E ngadalëson shërimin e plagëve
Vitamina E është antioksidues dhe është ndihmës në shumë raste, por jo edhe për shërimin e plagëve. Në këtë aspekt shumë më mirë është të shfrytëzohet geli i silikonit.