Pages

Subscribe:

Ads 468x60px

Përurohet Aeroporti ADEM JASHARI

Me pjesëmarrjen e tre kryeministrave, pastaj të ministrave të tri qeverive si dhe pranë shumë delegacione të tjera sot u bë përurimi i Aeroportit Ndërkombëtarë të Prishtinës që mban emrin e Komandantit të UÇK-së ADEM JASHARI.
Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi e ka quajtur ditë historike hapjen e terminalit “Adem Jashari’. Ai ka thënë se është krenar që në këtë ditë ka ateruar i pari kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.
Ai po ashtu ka thënë se është krenar që kryeministri turk Rexhep Tayyip Erdogan e ka deklaruar, para se Kosova ta shpallë pavarësinë, se Turqia vendimin e ka gati ta njeh pavarësinë e Kosovës.
“Unë dëshirojë ta falënderojë Erdoganin edhe për ndihmën e tij dhënë që Kosovën ta njohin edhe shtete të tjera”, tha Thaçi.
Ai ka thënë se ndihet shumë i emocionuar kur ka ardhur në këtë terminal pasi që më përpara, para lirisë së Kosovës, i cili ka qenë një vend i ndaluar. Shtypja dhe kushtet ekonomike bën që ne të largohemi nga Kosova”, tha Thaci për të vazhduar për kohën e rinisë, dënimin në mungesë që ja kishte shqiptuar Serbia.
“Fluturimi i parë i imi ishte nga aeroporti i Rinasit. Edhe shumë të tjerë për në atë aeroport dhe mandej për në Kosovë nëpër malet e bukura të Shqipërisë. Kjo ishte rruga e lirisë”, ka kujtuar rrugëtimet e tij Thaçi.
Ai ka thënë se një investim i këtillë prej 100 milionësh është një tregues i mirë që ky aeroport që ka më së shumti pasagjer në Ballkan të kthehet në një udhëtim për njerëzit, pa viza, duke udhëtuar nëpër vendet e ndryshme të botës dhe jo sikur më parë për të emigruar.
“Kjo është dëshmi që ne po e ndërtojmë Kosovën evropiane”.
Erdogan: Ky është aeroporti me modern në Ballkan
Kryeministri i Turqisë Rexhep Tayip Erdogan ka qenë shumë i lumtur me ftesën që ja ka bërë kryeministri Thaçi në hapjen e terminalit përderisa ka thënë se ky është një nder që i është bërë atij në hapjen e këtij aeroporti.
“Puna e përbashkët e kompanive këtu tregon se ky aeroport do të bëhet aeroporti më i mirë në Ballkan”.
“Dua t’ju them diçka të nderuar miq sa herë vijë në Kosovë ndihem sikurse në shtëpi. Kosova ka fituar pavarësinë dhe kam përshtypjen se gjithmonë duhet të vazhdojmë mbështetjen në ndërtimin e këtij vendi.”, tha ai.
Erdogan po ashtu ka folur për bashkëpunimin e gjatë të Kosovës dhe Turqisë dhe investimet që kanë bërë vazhdimisht Turqia në Kosovë.
Në përfundim ai ka thënë se do ta vazhdojë që ta përkrah Kosovën në rrugën e saj.
Rama: Ky aeroport nuk mund të kishte emër më të mirë
Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama në përurimin e terminalit të aeroportit të Prishtinës “Adem Jashari” ka thënë se ky aeroport nuk mund të kishte një emër më të mirë sikurse e ka tani.
Ai ka vlerësuar se vepra e Adem Jashari me këtë aeroport ka treguar respektin për dëshmorët.
“Kryeministri është miku i ynë i pandarë, në festa dhe në vështirësi. Erdogan është një vlla, një mik i jonë në në ditë të mira por edhe në ditët e vërejtura nuk do ta harrojë mbështetjen e tij”.
Për Edi Rama ky do të jetë një monument i madh për Adem Jasharin dhe natyrisht ky është një rast tjetër për mua për të qenë krenar me Kosovën.
“Unë i jam shumë mirënjohës edhe të një kryeministri të shqiptarëve të Kosovës që me ftojë në këtë ngjarje. Të qenit në krahë të një miku shumë të madh, dhe jam i nderuar me pjesëmarrjen time”, tha Rama.
Jashari: Ndihuni krenar për punën e juaj këtu
Ka filluar përurimi i terminalit të aeroportit të Prishtinës ku po marrin pjesë edhe kryeministri i Turqisë Tayep Tayip erdogan dhe dhe ai i Shqipërisë Edi Rama.
I pari që e ka marrë fjalën ka qenë Bekim Jashari, drejtor i terminalit i cili ka falënderuar të gjithë aq më pak ku emri i aeroportit të Prishtinës e mban emrin “Adem Jashari”, familjarë i tij.
“Me lejoni që në emër të familjes Jashari t’ju urojë mirëseardhje dhe t’ju falënderojë për punën. Ju kryeministra ndihuni krenar për këtë vepër që keni bërë”, tha Jashari.
                                                                                     Aterron Erdogani
Ka arritur Kryeministri turk Recep Tayyip Erdogan në Aeroportin e Prishtinës i cili pritet së shpejti të marrë pjesë në përurimin e Terminalit të Ri të Aeroportit të Prishtinës. Qeveria e Kosovës i ka organizuar një pritje duke rreshtuar Togun e nderit të FSK'së. Ai është i shoqëruar nga bashkëshortja e cila mban shami në shami në kokë. Ndërkohë pikerisht per ceshtjen e shamise Partia Lisba ka parlajmeruar nje proteste duke shpresuar qe Erdogan do te beje presion tek autoritetet e Kosoves qe vajzat mbi 18 vjet te lejoen te bartin shami ne shkolla.