Pages

Subscribe:

Ads 468x60px

Pacolli: Isa Mustafa, i marrë e i mallkuar je ti e jo qytetarët

Lideri i AKR'së, Behgjet Pacolli ka reaguar ndaj deklaratave të Isa Mustafës, i cili u ka thënë banorëve të fshatit Llukar "Zoti ju marroftë nëse s'e votoni LDK" gjatë një tubimi të dielën. Pacolli, në një bisedë për Gazetën Express, ka thënë se një deklaratë e tillë është presion i paprecedent dhe se vota është një shprehje e vullnetit të secilit qytetar dhe duhet të trajtohet si një qelizë elementare e demokracisë. 

"Një parti që synon të udhëheq me Kosovën nesër, një udhëheqës që synon të jetë edhe Kryeministër i Kosovës e quan të marrë atë që nuk voton për të, kjo është eklatante. I mallkuar qoftë ai që e bon këtë thirrje, i marrë është ai që e bënë këtë thirrje e jo njerëzit dhe qytetarët e ndershëm", ka thënë ai për Express, të hënën. 
Sipas Pacollit, ato që ka thënë Mustafa se ka bërë në Gollak janë gënjeshtra dhe se e ka injoruar sidomos fshatin e tij Marevcin. 
"Unë i garantoj Isa Mustafës dhe opinionit publik që asnjë metër asfalt nuk e ka qit në fshatin e Marevcit. Marevci është një e 28\'ta pjesë e Kosovës si territor. Asnjë metër asfalt nuk e ka qit në Marevc... Për herë të parë ne kemi insistu që të mos shkojnë investimet vetëm kah Dukagjini e Drenica po të këqyrin edhe kah Gollaku". 
Pacolli ka thënë se edhe nëse është ndërtuar ndonjë rrugë atje, Mustafa këtë e ka bërë me paratë e qytetarëve e jo me para të veta. "Kështu që është e patolerueshme një qasje e tillë, një mallkim që u ka bërë qytetarëve është i patolerueshëm. Nuk i ka hije një lideri të flasë ashtu".