Pages

Subscribe:

Ads 468x60px

“Marmaray” hapet tuneli nënujor, Turqia "lidhë" Pekinin me Londrën

Tuneli hekurudhor në ujërat e Bosforit sot do të shënojë një kthese të madhe në historinë e njerëzimit ngase për të parën e herë do të lidhen dy kontinente: Azia dhe Evropa. 
Projekti marramendës “Marmaray” i filluar para 9 vjetësh do të hapet sot zyrtarisht nga kryeministrat e Turqisë dhe Japonisë, Rexhep Tajip Erdogan dhe Shinzo Abe. 

Ideja e realizimit të këtij projekti buron që nga viti 1860 nga koha e Perandorisë Osmane.
Tuneli ka një gjatësi prej 13.6 kilometrash ndërsa gjendet 60 metra në ujë. Deri më tani kostoja e ndërtimit ka shkuar në 5 miliardë dollarë. 
Autoritete turke kanë thënë se projekti infrastrukturor do të jetë në shërbim të mbarë njerëzimit ngase do t’i lidhë edhe dy kryeqendra tjera botërore Pekinin dhe Londrën. 
Deri më tani punimet janë vonuar për shkak të gërmimeve të shumta arkeologjike që janë bërë në punishten ku do të kalojnë shinat e trenit. /SHENJA/