Pages

Subscribe:

Ads 468x60px

LISBA i qahet Erdoganit për shaminë



Lëvizja Islame “Bashkohu”, do ta shfrytëzojë vizitën e kryeministrit turk në Kosovë për qëllime të tyre politike.
Kjo parti politike për nesër ka paralajmëruar protestë, kundër përjashtimit të nxënëseve më mbulesë nëpër shkolla.

Sipas tyre “qëllimi i kësaj proteste është që t'i tregojnë kryeministrit turk Erdogan që vajza e mbuluar në Kosovë po diskriminohet”.
Përfaqësuesi i Lëvizjes “Bashkohu” Nol Zhita, përmes telefonit për “Zëri” ka thënë se qëllimi i kësaj proteste që do të mbahet nesër vetëm për femra është shpresa se kryeministri turk do t’ua ngreh veshin lidershipit kosovar për “diskriminimin e vajzës myslimane kosovare”.
Zhitia shprehet i bindur se politikanët kosovarë do të dorëzohen para presionit turk të Erdoganit.
/express