Duke u përballur me zemërimin në rritje fetare dhe sociale ,
Katari ka vendosur për të hequr një statujë bronzi të futbollistit francez,
Zinedine Zidane.
Skulptura është e gjatë 5 metra e shoqëruar me futbollistin
tjetër Marco Materazzi që të dy futbollistët ishin përballur në finalen e Kupës
Botërore të 2006. Ky monument është vendosur më 3 tetor 2013 në Doha të Katarit.
Por pas
protestave të shumta në rrjetet sociale ky monument u vendos që të hiqet pasi
Katari është një vend me popullsi myslimane dhe rasti në fjalë bie ndesh me
parimet islame. Monumenti ishte i vendosur në qendrën Pompidou në Paris derisa
ajo ishte blerë nga Autoriteti i Muzeut të Katarit për të qenë ikonë e Kupës së
Botës 2022 që do të mbahet në këtë shtet. Por kritikat e shumta të autoriteteve
fetare ndikuan që kjo të largohet për shkak se inkurajon idhujtarinë. Shkaku
tjetër është se kjo skulptur shfaqë dhunë dhe të rinjtë i motivon për të përdorur
dhunën./vizioninfo/



