Organizata
"BRAINSTORM" në bashkëpunim me KSUMT dhe e mbështetur nga Ministria e
Shëndetesisë, Universiteti i Mjekësisë Tiranë dhe nga Fakulteti i Mjekesisë
organizon për të dytin vit radhazi fushatën preventive "Kanceri i gjirit
parandalohet".
Nën moton
" KANCERI I GJIRIT PARANDALOHET !" nis ky aktiviteti
në te cilën të gjtha femrat kan mundësi të marrin informacione mbi parandalimin
e kancerit të gjirit.
Kjo fushatë realizohet në 4 pika kyçe të qytetit të Tiranës e pikërisht konsiston në ngritjen e 4 cadrave tek "Parku Rinia", "Liqeni Artificial", "Stacioni i Trenit" dhe "Rr.Elbasanit" në të cilat do të ketë mjekë, profesionistë të rinj dhe studentë. Sot 23% e femrave humbin jetën si rezultat i kancerit të gjirit dhe qellimi i fushatës është të rris ndërgjegjësimin qytetar mbi këtë sëmundje dhe të nxis një përkujdesje me të mirë për shëndetin e femrës e pikërisht duke nisur me ekzaminime shumë të thjeshta si ekografi dhe mamografi./vizion-info/



