Pages

Subscribe:

Ads 468x60px

“Java e Albanologjisë” në Prishtinë

Në Prishtinë ka nisur konferenca shkencore ndërkombëtare “Java e Albanologjisë” ku po marrin pjesë rreth 150 studiues dhe albanologë nga vende të ndryshme. Ky aktivitet organizohet për herë të katërt nga Instituti Albanologjik i Prishtinës dhe ka për qëllim prezantimin e rezultateve një vjeçare të albanologëve nga vendi dhe bota.
Drejtori i Instituti Albanologjik të Kosovës, Hysen Matoshi, deklaroi se kultura si tërësi e arritjeve të përgjithshme dhe historia si tërësi e fakteve e ngjarjeve janë dy përbërësit identitarë në jetën e secilit komb.