Pages

Subscribe:

Ads 468x60px

Greqia kërkon të zhdukë gjuhën maqedonase

Gjuha maqedonase nuk flitet më nga brezat e rinj të maqedonasve në Greqi. Këtë mendim ka aktivistja për të drejtat e maqedonasve në këtë vend, Evgenia Naculidu, e cila po merr pjesë në takimin e sotëm në Dublin, të Rrjetit për Promovimin e Diversitetit Gjuhësor.
Aktivistja ka kritikuar shtetin grek se po tenton të zhdukë fare gjuhën maqedonase, duke mos lejuar përdorimin e saj për qëllime zyrtare.

“Brezat e vjetër e flasin maqedonishten vetëm në komunikim me familjen dhe miqtë, por e shmangin në publik”, ka theksuar ajo.