Pages

Subscribe:

Ads 468x60px

Google ridizajnon faqen e logimit në Gmail

Google ka vendosur të ridizajnojë faqen e logimit të postës elektronike Gmail. Tashmë forma e aksesit të llogarisë është e vendosur në qendër të faqes ueb. Përdoruesit mund të venë re se dizajni i ri është i ngjashëm me atë të aplikacionit mobil tëGmail.


Përveç përditësimit të dizajnit,Google ka aktivizuar dhe ruajtjen e historikut të logimitqë lejon përdoruesit thjesht të vendosin fjalëkalimin për të aksesuar një llogari të caktuar në Gmail. Për të kuptuar më mirë mënyrën e funksionimit në vazhdim po iu tregojmë dritaren që do të shfaqet ndaj përdoruesit në momentin e daljes nga llogaria. 

Ndryshimi më i rëndësishëm i faqes së logimit në ueb është realizuar në muajin maj kur Google filloi të promovonte aplikacionet mobile. Ja se si dukej faqja para përditësimit. 

Ky përditësim nuk është i vetmi për Gmail. Së fundmi është raportuar edhe testimi i opsionit "Sign in to Chrome" që do të shfaqet kur përdoruesit e Chrome të aksesojnë llogarinë e e-mailit. /PCWorld Albanian/