Përjashtimi i vajzave me mbulesë, nga institucionet shkollore dhe ato tjera publike duhet të ndalet një herë e përgjithmonë dhe atë përmes votës së lirë të tre nëntorit, në mënyrë që të ndëshkohen diskriminuesit e këtyre vajzave. Përderisa vendet perëndimore respektojnë të drejtat e femrës, tek ne femra shtypet e diskriminohet.
Kështu ka deklaruar, Ardian Sejdiu, kandidat për kryetar të Komunës së Ferizajt, nga radhët e Partisë së Drejtësisë, gjatë një takimi që zhvilloi me Forumin e Gruas së PD-së,
të cilat i garantojë se synimi i PD-së është fuqizimin e gruas, por ka porositur ato që nëse dëshirojnë të drejta të barabarta të dalin masovikisht në zgjedhjet e tre nëntorit dhe të votojnë për numrin 70.
"Në kohen kur femra diskriminohet posaçërisht femra myslimane PD-ja ka arritur te nxjerr nga radhët e veta një kandidate për kryetare të komunës. Nga radhët tona kemi 5 kandidate që garojnë për asamble komunale ndërsa nesër fare lehtë do të kandidojnë për deputete. Prandaj ju duhet të jeni urë lidhëse mes PD-së dhe popullit, pasi që vizioni i PD-së është të forcohet gruaja.
Edhe Forumi i Gruas së PD-së, dega në Ferizaj, ka shprehur shqetësimin për shkeljen e të drejtave të femrave në Kosovë, e në veçanti të komunitetit mysliman, të cilat sipas tyre po diskriminohen kur është në pyetje shkollimi dhe punësimi. Prandaj i kanë dhënë mbështetje të fuqishme kandidatit për kryetar të Ferizajt, Ardian Sejdiut, duke besuar se PD-ja në programin e saj, i jep një hapësirë të veçantë gruas dhe të drejtave të saj./drejtesia.org/



ardian+sejdiu+pd+ferizaj.jpg)