Pages

Subscribe:

Ads 468x60px

Ekskluzive: Ribery reflekton mbi familjen dhe Islamin

Pretendenti për lojtarin më të mirë në botë për vitin 2013, futbollisti i Bayern Munich Bilal Franck Ribery ka zbuluar se Islami e ka forcuar atë më shumë, duke e bërë atë një lojtar më të përgjegjshëm si dhe njeri familjar. "Feja është gjë e imja personale. Unë jam një besimtar mysliman dhe me këtë mendoj se jam bërë më i fortë mentalisht dhe fizikisht" tha Ribery në Buletinin Botës të shtunën.
"Feja nuk ka ndryshuar personalitetin tim por perceptimin tim mbi botën po" theksoi ai.


Mesfushori i Bayern Munich është konvertuar në Islam në vitin 2006 pas martesës me një grua muslimane me origjinë marokene. Edhe pse ai rrallë flet për besimin e tij , kohët e fundit ai tha për revistën Le Paris Match se ai ndjehet "i sigurt" me Islamin.
30 -vjeçari Ribery u emërua lojtari më i mirë në Evropë në sezonin 2012/13 gushtin e kaluar , duke mposhtur yllin e Barcelonës Lionel Messi si dhe Cristiano Ronaldon e Real Madridit. Ai është ndër pretendentët kryesorë së bashku me Lionel Messin e Barcelonës dhe Cristiano Ronaldon e Real Madridit, për të fituar Ballon d' Or më 13 janar 2014. Ai ka arritur shumë trofe dhe kampionate, mirëpo titulli i Kupës Botërore mbetet ëndrra e madhe për Riberyn.
"Unë kam më shumë përvojë tani . Kam fituar Ligën e Kampionëve dheKupa e Botës mbetet vetëm për mua. Kjo është ëndrra ime", thotë ai.
 Ai ka lavdëruar edhe fitoren historike për Bosnjën dhe Hercegovinën , pasi që është kualifikuar për Kupën e Botës.

Në Francë jetojnë mbi gjashtë milion myslimanë, vendi më i madh në Evropë për banorë mysliman.
 Ribery ofron një model për të rinjtë. Ai vitin e kaluar hapi një bar pa alkool që do të shërbejë vetëm lëngje frutash. Këtë bar ai e ka quajtur "O'Shahiz". Bari merr emrin e dy vajzave të tij Shahinez dhe Hizya Ribery.
Ai është shumë i sjellshëm me të tjerët. "Unë jam i vetëdijshëm se jeta përbëhet nga gjëra të vogla. Kjo është arsyeja pse unë qëndroj i thjeshtë gjithmonë kur dikush më ndalon në rrugë. Unë flas me shumë njerëz . Misioni im është që të bëjë njerëzit të lumtur” 
Ribery shprehu mirënjohjen për të atin dhe për Wahiba Belhami, gruan e tij me origjinë algjeriane. Ribery thotë se është ajo arsyeja pse ai u konvertua në Islam. Ai gjithashtu shtoi se familja e tij e mësoi atë që të respektojnë njerëzit.
"Babai im ka punuar shumë për ne. Ai më dha karakterin e një fituesi , më mësoi për të kapërcyer momentet më të vështira në jetë, dhe kam përfituar një shumë prej tij. Ai më mësoi për të qëndruar 'i fortë' në çdo moment të jetës. 
"Kjo është arsyeja pse sot unë përpiqem për të shijuar çdo moment, në çdo trajnim, në çdo lojë. Dua të bëj njerëzit të lumtur, në fushë si dhe jashtë saj. 

"Kam punuar në ndërtimtari me babain tim për të siguruar jetesën. Unë dija për të luajtur futboll qysh kur unë isha një fëmijë, madje edhe në atë kohë e dija që futbolli do të jetë më i rëndësishëm se sa shkolla për mua. Në fakt, unë isha i vetëdijshëm që unë mund të përfitoj shumë nga ajo.Edhe pse unë nuk kam ëndërruar asnjëherë që mund të bëjë një karrierë të tillë. Unë mendoja se a mund të luajë në ligën e parë apo të dytë, por unë kurrë nuk mendova se do të jemë në nivelin më të lartë . Unë kisha një mbështetje të madhe nga babai im dhe gruaja ime dhe kjo më ka ndihmuar mua të mbërrijë këtu. Futbolli më dha gjithçka" përfundoi Franck Ribery/vizioninfo/