Pages

Subscribe:

Ads 468x60px

Dhjetëra vepra arti, me pronësi të paqartë në Holandë

Muzetë në Holandë kanë identifikuar rreth 139 vepra arti, të cilat ka gjasë të jenë marrë me forcë nga pronarët e tyre hebrenj.

Në mesin e veprave është një pikturë e Matisses, si dhe shumë të tjera nga artistë të njohur holandezë, transmeton REL.

Procesi i rishikimit të veprave të artit, të koleksionuara nga muzetë në këtë vend nga viti 1933 e tutje, është kryer me nismë të vetë muzeve.


Fokusi i këtij procesi ka qenë te ato vepra arti, për të cilat ka pasur paqartësi ose mungesë të informacioneve të plota rreth pronësisë.

Asociacioni kryesor i muzeve në Holandë, do të hapë edhe një faqe interneti, në të cilën do të japë më shumë sqarime rreth të dhënave mbi pronësinë e veprave në fjalë, si dhe do t’i ndihmojë pronarët eventualë të tyre që ta vërtetojnë pronësinë.

Kjo është hera e dytë që muzetë në Holandë ndërmarrin diçka të tillë.

Herën e parë, u vlerësua pronësia e veprave të koleksionuara mes viteve 1940 dhe 1958.