Çdo i treti person në Serbi i cili bëri testimin e ADN-së doli se nuk ishte babai biologjik i fëmijës së tij, shkruan “Blic”, transmeton “Zhurnal”.
Në Serbi arsyeja më e shpeshtë pse burrat kërkojnë test të ADN-së, është dyshimi për tradhti nga ana e bashkëshorteve të tyre.
“Burrat janë gjithnjë duke kërkuar përcaktimin e atësisë, ndërsa gratë priren të kërkojnë të drejtat gjyqësore mbi fëmijët e tyre. Meshkujt janë më dyshues për pabesi dhe është vërtetuar se 30 për qind e tyre kishin të drejtë”, tha për “Blic”, Dr. Oliver Stojkoviq i cili menaxhon laboratorin e ADN-së në Beograd.
Ai thotë se edhe një baba i 6 fëmijëve është testuar, por ka pasur një rast në të cilin nëna ka sjellë katër burra të ndryshëm për të gjetur se kush është babai i vërtetë/Titulli.com/



