Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) është shprehur kundër propozimit “Maqedonia Sllavo-Shqiptare”.
Në një deklaratë për mediat, zëdhënësi i partisë, Bujar Osmani, ka thënë se propozimi është i papranueshëm dhe se rrezikon procesin negociues për zgjidhjen e kontestit.
Ai ka përsëritur qëndrimin e BDI-së se bisedimet për “emrin” duhen vazhduar në nivel të lartë, mes dy kryeministrave Gruevski dhe Samaras.



