Pages

Subscribe:

Ads 468x60px

Bale do të rikthehet në Premier League!

Gareth Bale mund të fillojë gjithmonë e më shumë për të marrë në konsideratë idenë e rikthimit në ishull. 

Në Angli në fakt disa specialistë, apo ish-futbollistë e patën përgatitur uellsianin me atë që e priste apo presionin e madh me të cilin do të përballej në Spanjë, për më tepër në një klub të lavdishëm si Reali.


24-vjecari nga Cardiff-I ka bërë debutimin më të keq të mundshëm me skuadrën kryeqytetase, sidomos pas pritshmërive tepër të larta apo gjithë asaj shume të pabesueshme parash që u paguan për të nga presidenti Florentino Perez. 

“Sunday Times” bën të ditur se drejtuesit e Manchester United po luten për një largim të detyruar të Bale, që në verën e ardhshme, ose më saktë pa u mbushur mirë një vit nga ai transferim I bujshëm prej 80 milionë Stërlinash nga radhët e Tottenham Hotspur.