Pages

Subscribe:

Ads 468x60px

Armët e Asadit shkatërrohen në Shqipëri?

Zyrtarët amerikanë po shqyrtojnë mundësinë për të shkatërruar armët kimike siriane në territorin shqiptar. Lajmi i publikuar në “National Journal” e rendit Shqipërinë mes 8 vendeve të mundshme për shkatërrimin e arsenalin kimik sirian. Gjithashtu, po negociohet edhe me vendet e tjera si: Norvegjia, Belgjika, Rusia, SHBA-ja, Kina, Franca dhe Britania e Madhe.
Por Ministria e Jashtme e Norvegjisë e ka kundërshtuar idenë e shkatërrimit të armëve kimike në territorin e saj, me pretendimin se nuk kanë eksperiencë dhe kushtet teknike për të bërë të mundur një gjë të tillë.

Bazuar në rezolutën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, të miratuar në shtator, arsenali i armëve kimike të presidentit Assad duhet të transferohet jashtë Sirisë brenda janarit 2014 dhe të shkatërrohen përpara qershorit të po këtij viti. Sipas raportimeve, bëhet fjalë për më shumë se 1 mijë ton armë të tilla. /Telegrafi/