Pages

Subscribe:

Ads 468x60px

12-vjeçari që thyen faqet qeveritare

Një 12-vjeçar kanadez është shpallur fajtor për tri akuza për hakimin e faqeve qeveritare. Djaloshi i shkollës së mesme nxori jashtë funksioni për dy ditë faqet zyrtare gjatë trazirave të studentëve në vitin 2012.
12-vjeçari sulmoi faqen e policisë së Montreal-it, Institutit të Shëndetit Publik dhe faqen e qeverisë së Kilit si dhe disa faqe të tjera jo publike. 
Policia ka përllogaritur që kostoja për dëmin e shkaktuar është 60 mijë dollarë. 

Edhe pse sulmi ka ndodhur gjatë protestave të studentëve, avokati i adoleshentit tha se sulmi i tij nuk ishte i motivuar politikisht. 
Ai thotë se djaloshi ka përdorur informacionet e marra për videolojëra dhe këtë gjë e ka marrë si sfidë.
Dokumentet e gjykatës tregojnë se djaloshi ka shfaqur interes për kompjuterat që prej moshës 9 vjeç.